Dy trupa të mumifikuar që pretendohet se janë “jo-njerëzorë” janë ekspozuar përpara politikanëve në Kongresin e Meksikës.
Dy trupat e vogla të supozuara të alienëve, të gjetura në Cusco të Perusë, u prezantuan brenda dy kutive në Mexico City, duke nxitur entuziazëm brenda komunitetit të teoricienëve konspirativ të UFO-ve.
Prezantimi u bë nga gazetari dhe ufologu Jaime Maussan, i cili dëshmoi nën betim se ekzemplarët e mumifikuar nuk janë pjesë e “evolucionit tonë tokësor”, dhe se një e treta e ADN-së së tyre të mbetur “e panjohur”, raportojnë mediat meksikane.

Pretendimet e “urologut” të vetëdeklaruar nuk janë vërtetuar dhe zoti Maussan më parë është ka ngritur pretendime të ngjashme për zbulime që më vonë janë hedhur poshtë.
“Këto ekzemplarë nuk janë pjesë e evolucionit tonë tokësor... Këto nuk janë qenie që u gjetën pas rrënojave të UFO-ve. Ato u gjetën në minierat e diatomeve (algave) dhe më vonë u fosilizuan”, deklaroi ai.
Maussan u tha të pranishmëve se ekzemplarët ishin studiuar nga shkencëtarët në Universitetin Kombëtar Autonom të Meksikës (UNAM), të cilët ishin në gjendje të nxirrnin prova të ADN-së duke përdorur datimin me radiokarbon. Pasi u bënë krahasime me mostrat e tjera të ADN-së, u zbulua se mbi 30% e ADN-së së ekzemplarëve ishte “e panjohur”, tha ai.
Gjatë seancës u shfaqën edhe grafitë me rreze X të ekzemplarëve, ku ekspertët dëshmuan nën betim se njëri prej trupave shihet të ketë “vezë” brenda, ndërsa të dy kishin implante të bëra nga metale shumë të rralla, si osmiumi.
Megjithatë, Maussan ka qenë i lidhur më parë me pretendimet për zbulime “aliene” që më vonë janë rëzuar, duke përfshirë pesë mumje të gjetura në Peru në vitin 2017 që më vonë u zbulua se ishin fëmijë njerëzorë.