Fitorja e mundshme e Le Pen, demonstrata në Paris: Fashizmi është gangrenë

30 June 2024, 22:47Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fitorja e mundshme e Le Pen, demonstrata në Paris: Fashizmi është

Në rrugët e Parisit kumbon parulla kundër fashizmit dhe të djathtës ekstreme e cila pritet të dalë fituese nga raundi i parë i zgjedhjeve të përgjithshme në Francë.

Në demonstratën e Place de la Republique në Paris janë mbledhur mbështetësit Nouveau Front Populaire, forcë e cila parashikohet të dalë e dyta në zgjedhjet e raundit të parë.

Rassemblement National e ekstremit të djathtë bëri përparim historik në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme legjislative të Francës të dielën, më 30 qershor, votime që u karakterizuan nga pjesëmarrja e lartë.

Me 34% të votave së bashku me aleatët e saj, sipas vlerësimeve fillestare, partia e udhëhequr nga Marine Le Pen dhe Jordan Bardella pothuajse dyfishoi rezultatin e saj nga zgjedhjet e 2022, teksa shpreson të marrë pushtetin për herë të parë.

Presidenti Emmanuel Macron, i cili shpalli zgjedhjet e parakohshme më 9 qershor pas humbjes së palës së tij në zgjedhjet evropiane, e sheh koalicionin e tij në vendin e tretë, me 20.3%, pasi aleanca e partive të krahut të majtë, Nouveau Front Populaire, arriti në 28.1%, sipas sipas vlerësimeve fillestare nga Ipsos Talan për France Télévisions, Radio France, France24/RFI dhe LCP Assemblée Nationale.


Video