Fitorja e Francës/ Përplasje mes tifozëve francezë dhe marokenë, humb jetën një i ri

15 December 2022, 07:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Fitorja e Francës/ Përplasje mes tifozëve francezë dhe

Pas fitores së Francës në përballjen me Marokun, ka pasur trazira mes tifozëve në Montpellier për rezultatin e gjysmëfinales të Kupës së Botës. Mes turmës, një djalë është goditur nga një makinë.

Fëmija, rreth 14 vjeç u transferua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë.

Automjeti është gjetur pranë vendit të ngjarjes dhe policia ka nisur hetimet. Policia është vënë në kërkim të drejtuesit të mjetit, i cili ka braktisur automjetin e tij pranë vendit të ngjarjes.

Ndërkohë trazira kishte edhe në Paris e Bruksel, ku ka ndërhyrë policia për të shpërndarë turmat. Rreth 10,000 policë shtesë ishin vendosur në të gjithë Francën për të “siguruar që ndeshja të mbetet një festë”, tha të martën ministri i brendshëm Gerald Darmanin. Më shumë se 100 persona u arrestuan në kryeqytet pas ndeshjes.

Përplasjet erdhën pasi Franca kishte siguruar vendin e saj në finalen e Kupës së Botës në Katar pasi mposhti Marokun 2-0 . Ata do të luajnë kundër Argjentinës në finale të dielën.


Video