Fëmijët e vrarë gjatë luftës Hamas-Izrael/ Kryeministri PALESTINEZ shpërthen në LOT gjatë fjalimit (VIDEO)

7 November 2023, 09:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Fëmijët e vrarë gjatë luftës Hamas-Izrael/ Kryeministri
Mohammad Shtayyeh

Ndërkohë që luftimet e ashpra janë duke vijuar mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, numri i viktimave civile mes të cilëve edhe fëmijë, rritet pa ndalim.

Kjo ka prekur edhe kryeministrin palestinez, Mohammad Shtayyeh, i cili nuk arriti të kontrollonte emocionet gjatë një deklarate për shtyp.

Ai kishte mbledhur kabinetin e tij ku po fliste për një nënë, fëmijët e të cilës janë varrosur për së gjalli nën rrënoja në Gaza.

Kryeministri duke tentuar ta shpjegojë deri në fund historinë e kësaj gruaje palestineze,  shpërtheu në lot, duke mos mundur ta vazhdojë fjalimin.


Ndër të tjera, ai rikujtoi momentet kur fëmijët palestinezë filluan t’i shkruajnë emrat e tyre në trup, me qëllim që të mund të identifikohen në rast se vriten gjatë sulmeve ajrore të izraelitëve.


Video