Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një avion luftarak amerikan raportohet se ka rrëzuar një dron turk në hapësirën ajrore të Sirisë.
Sipas asaj që raportohet nga disa media ndërkombëtare, avioni “F-16” amerikan ka rrëzuar dronin turk të modelit “Anka-S” pasi e ka konsideruar si kërcënim për trupat amerikane në zonë.
Sipas raportimeve më herët, ky dron kishte bombarduar disa pozicione të forcave kurde në Siri.
Bombardimet turke mbi kurdët nisën si hakmarrje për shpërthimin me bombë para godinës së Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ankara.
Nëse informacioni do konfirmohet zyrtarisht, kjo do të jetë hera e parë që SHBA rrëzon një mjet fluturues turk.
Video që dyshohet se i përket momentit kur qëllohet droni turk: