Sulmet në Iran, mbi 1 mijë viktima, mes tyre 181 fëmijë nën 10 vjeç

4 Mars 2026, 07:53Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Iran

Agjencia e Lajmeve për Aktivistët e të Drejtave të Njeriut (HRANA), me seli në Shtetet e Bashkuara, ka raportuar se të paktën 1,097 civilë janë vrarë në Iran që prej 28 shkurtit.

Sipas të dhënave të publikuara nga organizata, mes viktimave janë 181 fëmijë nën moshën 10 vjeç. Ndërkohë, numri i të plagosurve ka arritur në 5,402 persona, përfshirë 100 fëmijë.

HRANA bën me dije se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar të paktën 104 sulme, të cilat kanë goditur baza ushtarake, qendra mjekësore si dhe zona të banuara.

Organizata shton se qindra raste të tjera vdekjesh të raportuara janë ende në proces verifikimi.


Video