Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Presidenti turk Rexhep Tayyip Erdogan dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, janë fotografuar duke ecur dorë për dore gjatë Samitit të NATO-s në Ankara, në një imazh të publikuar nga Presidenca e Turqisë që ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik dhe mediave ndërkombëtare.
Fotografia është interpretuar nga shumë analistë si një sinjal simbolik i marrëdhënieve të afërta mes palëve dhe i rolit gjithnjë e më të rëndësishëm që Turqia po fiton brenda Aleancës Veri-Atlantike.
Gjatë samitit, Ankaraja pritet të luajë një rol kyç në diskutimet për sigurinë rajonale, forcimin e mbrojtjes kolektive dhe sfidat e reja me të cilat përballet NATO.