Elon Musk ka rifituar vendin e parë si njeriu më i pasur në botë, me pasurinë e tij që arrin rreth 187.1 miliardë dollarë, sipas Indeskit të Miliarderëve të Bloomberg.
Vitin e kaluar shefi ekzekutiv i Tesla dhe “SpaceX” e humbi “betejën” për vendin e parë ndaj Bernard Arnault të kongolomeratit luksoz LVMH, pasi aksionet e prodhimit të makinave ranë gjatë dimrit të kaluar.
Kujtojmë se Musk ka lindur në një familje me pasuri të konsiderueshme dhe kishte një aftësi për teknologji dhe sipërmarrje që në moshë të re.
Ai shkroi dhe shiti kodin për një lojë vetëm kur ishte 12 vjeç, ndërkohë në vitin 2002 themeloi SpaceX. Tashmë zotëron Tëitter dhe Tesla, ndër të tjera.
Ringjitja në vendin e parë erdhi pas rritjes me +10% të aksioneve të kompanisë Tesla.