Donald Trump mbron vendimin për të vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles: Nuk dua luftë civile

10 Qershor 2025, 08:20Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Protestat pro-imigracion vazhdojnë në Kaliforni: dhjetëra njerëz janë arrestuar pas përleshjeve me policinë. Në Los Angeles, të paktën 150 persona janë arrestuar deri më tani. Trump mbron vendimin e tij për aktivizimin e Gardës Kombëtare: “Nuk dua luftë civile, qyteti do të ishte shkatërruar”.

Donald Trump mbrojti vendimin e tij për të vendosur Gardën Kombëtare në Los Angeles për të luftuar protestat kundër bastisjeve kundër emigrantëve të paligjshëm, duke thënë se nuk kishte zgjidhje tjetër dhe bëri “gjënë e duhur” për t’u marrë me protestat që mund të çonin në një “kryengritje”.

“Nuk dua një luftë civile”, tha ai. Por ndërkohë, protestat vazhdojnë dhe ka përplasje të vazhdueshme mes protestuesve dhe policisë. Deri më tani situata është mbajtur nën kontroll.


Video