Donald Trump: Edhe Nënë Tereza të isha, nuk do e fitoja gjyqin me këto akuza të stisura

30 May 2024, 15:44Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Donald Trump: Edhe Nënë Tereza të isha, nuk do e fitoja gjyqin me
Ish-presidenti amerikan Donald Trump

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, e ka krahasuar veten me shenjtoren shqiptare Nënë Tereza, dje gjatë seancës gjyqësore kundër tij.

Ndërsa juria filloi të shqyrtonte çështjen, ish-presidenti u tha gazetarëve se as misionarja e famshme katolike “nuk mund t'i mposhte këto akuza”.

Më tej avi vijoi të thërrasë:

“Dua të them këtë: Nënë Tereza nuk mund t'i mposhtë këto akuza, por do të shohim”. “Do të shohim se si do të bëjmë. Është një situatë shumë e turpshme. Çdo studiues i vetëm juridik tha se nuk ka asnjë rast dhe nuk duhet të sillet”, shtoi ai.

Megjithatë, Trump nuk pranoi t'i përgjigjej një gazetari i cili e pyeti: "A do të thotë se je më i shenjtë se Nënë Tereza?".

Deklarata e Trump ka nxitur reagime të shumta në rrjetet sociale teksa shumë qyetarë i janë kthyer duke shkruar se “nuk ishte Nënë Tereza ajo që mori një pornostare dhe falsifikoi dokumentat për të fshehur pagesat”.


Video