
Institucionet janë në kërkim të personit L.P i njohur si Palço, në lidhje me dy vrasjet të vogëlushes 14 vjeçare Vanja dhe 74 vjeçarit P.Z nga Velesi, mëson Veçer.mk nga burimet në hetim.
Urdhri për të është lëshuar pasi autorët e vrasjes e kanë pranuar krimin gjatë hetimeve – vrasjen e Vanjës dhe berberit nga Velesi.
Autori i dytë nga grupi prej pesë të dyshuarve është personi me iniciale V.M nga Velesi. Ai gjithashtu pranoi krimin dhe detajet e ekzekutimit.
Ministri shpjegoi se motivi i vrasjes ka qenë përfitimi material nga e ëma e vajzës së vrarë dhe se në këtë rast. Babai i vajzës ka informuar anëtarët e tjerë për kohën kur ka dalë vajza nga shtëpia dhe lëvizjen e saj drejt shkollës.
Sipas policisë, viktima tjetër nga Veleshta nuk kishte lidhje me vajzën, por kishte hesape të pambyllura me një anëtar tjetër të grupit të dyshuar kriminal.
Raportohet se vrasja është kryer duke gjuajtur me armë zjarri në drejtim të Vanjës.
Bëhet fjalë për një grup prej pesë personash që janë të dyshuar. Tre u dërguan në Gjykatën Penale. Atyre do ju caktohehet masë paraburgimi, të cilin do ta kalojnë në burgun e Shuto Orizares.
Prokuroria Publike ka njoftuar se pas aktiviteteve të ndërmarra nga ana e zyrtarëve policor të SBP Shkup, në rrethinën e Shkupit është gjetur i pajetë trupi i të miturës Vanja Gjorgjievska, e cila ishte denoncuar si e zhdukur më 27.11.2023, ndërsa në rrethinën e Velesit nga ana e zyrtarëve policor është gjetur trupi i P.ZH (74) nga Velesi, i cili më 24.11.2023 ishte denoncuar si i zhdukur.
Në lidhje me të dyja rastet nga prokuroria thonë se janë të dyshuar pesë persona, tre prej të cilëve kërkohet paraburgim, një është jashtë shtetit, dhe një për momentin është në stacion policor.
Më parë, në lidhje me veprat penale është gjetur i djegur një makinë “Citroen” dhe pas ekspertizave janë siguruar materiale për përfshirjen e personave dhe pas dokumentimit të plotë kundër tyre do të ketë kallëzime penale adekuate.