Balluku do emërojë në krye të KPP-së të besuarën e vet, të dyja ...
24 Janar, 10:43Fokus
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak çaste më parë afër Vushtrrisë në Kosovë, ku raportohet se pronari i furrës së bukës “Diellza” dyshohet se ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje.
Forca të shumta të policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të saj.
Sipas medieve në Kosovë, autori është identifikuar si shtetasi Arsim Morina. Ai ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet të jetë punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.
Ngjarja e rëndë vjen vetëm një ditë pas vrasjes së një 19-vjeçari në Vushtrri nga një bashkëmoshatar i tij.