
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka reaguar pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke propozuar një veprim simbolik nga deputetët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës.
Sadiku tha se, po të varej prej tij, deputetët shqiptarë do të mblidheshin sonte dhe do ta votonin Thaçin për president të Republikës.
“Sonte isha mbledhë me krejt deputetët shqiptarë dhe e kishim votu Hashim Thaçin për president të Republikës. 100 vota”, shkroi Sadiku.
Sipas deputetit të LDK-së, një veprim i tillë do të shërbente si mesazh politik ndaj Dhomave të Specializuara dhe Serbisë pas vendimit të sotëm.
“Me ia tregu edhe Gjykatës Speciale, edhe Serbisë, në emër të kujt po marrin vendime”, përfundoi ai.