Del video e sulmit në Ankara / Autorët e armatosur rëndë, mes tyre edhe një femër

23 October 2024, 16:12Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del video e sulmit në Ankara / Autorët e armatosur rëndë,
Pamje nga sulmi në Ankara

Ky është momenti kur disa persona të armatosur dhe një kamikaz sulmojnë qendrën ajrore të prodhimit të avionëve në Ankara të Turqisë.

Sipas raportimeve, autorët kanë qenë të paktën tre, ku një prej tyre është femër.

Një prej autorëve është hedhur në erë duke lënë disa viktima dhe të plagosur, e më pas ka nisur sulmi me armë zjarri teksa ata janë konfrontuar me rojet e ndërtesës.

Fabrika prodhon avionë, ndër to edhe mjete luftarake, dhe ka të punësuar rreth 1,500 persona. Ajo konsiderohet si një vend i rëndësishëm i industrisë së mbrojtjes turke.

Ministri turk i Brendshëm, Ali Yerlikaya tha se “një sulm terrorist ka ndodhur në qendrën ajrore TUSAŞ Ankara Kahramankazan” dhe se “fatkeqësisht ka viktima”.


Video