
Një video e shpërndarë masivisht në rrjetet sociale pretendon se tregon revoltën e iranianëve me qeverisjen e tyre.
Video thuhet se është filmuar në Teheran, kryeqytetin e Iranit, dhe se në sfond dëgjohen thirrjet e disa banorëve "Vdekje Diktatorit” dhe “Vdekje Republikës Islamike". Vërtetësia e videos nuk është konfirmuar.
Megjithatë kjo nuk është hera e parë që iranianët shpërthejnë në revolta ndaj regjimit të tyre, çka në shumë raste u ka kushtuar shtrenjtë, pasi protestat janë shtypur me dhunë.
Mijëra qytetarë të Teheranit raportohet se po tentojnë të largohen nga kryeqyteti, pas sulmeve izraelite.
Iranian people chant: “Death to the Dictator” and “Death to the Islamic Republic.”
— Kasra Aarabi (???? ??????) (@KasraAarabi) June 15, 2025
Sa'adat Abad, Tehran 9pm local time today. pic.twitter.com/AIUgeVOYEU