Bosi i Pfizer, me 4 doza të kryera infektohet me COVID-19

15 August 2022, 23:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bosi i Pfizer, me 4 doza të kryera infektohet me COVID-19
Albert Bourla

Drejtori i Përgjithshëm i Pfizer, Albert Bourla, ka njoftuar sot se është pozitiv me COVID-19 dhe se ka simptoma shumë të lehta, raporton Reuters.

Bourla, 60 vjeç tha se ai filloi terapinë duke përdorur ilaçin anti-COVID të kompanisë Paklovid dhe se, në përputhje me masat paraprake të shëndetit publik, ai është në izolim.

“Kam besim se do të shërohem shpejt”, tha Bourla në një deklaratë.

Bourla mori katër doza të vaksinës kundër COVID të zhvilluar nga Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech.

Disa figura publike amerikane kanë rezultuar pozitive në muajt e fundit, duke përfshirë presidentin amerikan Joe Biden dhe këshilltarin e tij kryesor mjekësor, Dr. Anthony Fauci.


Video