Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve: Nëse i shihni këta persona, lajmëroni menjëherë policinë

26 July 2022, 18:42Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Autoritetet kërkojnë ndihmën e qytetarëve: Nëse i
Personat e shpallur në kërkim nga Policia

Policia e Kosovës ka publikuar fotot e dy grabitësve dhe ka kërkuar ndihmen e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e tyre.

Në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale, Policia e rajonit të Prizrenit shkruan se ata dyshohen se me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë nga një grua.

"Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor", thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim
Prizren, 26 Korrik 2022

Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale "Grabitje" që ka ndodhur më datën 22/07/2022 në orën 10:47 në Prizren.

Në atë rast dy të dyshuar me forcë kanë grabitur zinxhirin e arit dhe një lirë, nga një viktimë femër. Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të të dyshuarave mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikimin e tyre.

Andaj Policia e Kosovës - Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit, lokalizimit dhe rrjedhimisht arrestimit të tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë të panjohur, kërkohen për veprën penale :
• “Grabitje”

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Falë bashkëpunimit me qytetarët ne kemi arritur shpesh që identifikojmë dhe kapim kryesit e veprave të ndryshme penale , andaj presim që edhe në te ardhmen një bashkëpunim i tillë të vazhdojë dhe të arrijmë sukses të përbashkët që vendi ynë të bëhet më i sigurt.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 029 244 740- Stacioni Policor Prizren
- E-mail adresa: [email protected]


Video