Anglia do të bëjë letrat për emigrantët e paligjshëm, përfitojnë edhe shqiptarët

20 March 2022, 21:23Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Anglia do të bëjë letrat për emigrantët e

Qeveria britanike po shqyrton mundësinë e pajisjes me leje qëndrimi të rregullta të gjithë emigrantët që kanë qëndruar në vend në dhjetë vitet e fundit.

Propozimi është hedhur nga kryeministri Boris Johnson, që e sheh këtë hap edhe si një mundësi të mirë për të përfshirë në skemat e kontributeve shoqërore me mijëra emigrantë të paligjshëm në vend, një pjesë e të cilëve janë edhe shqiptarë.

Ideja e legalizimit të kësaj kategorie është hedhur që në qershor të vitit të kaluar.

Sipas përllogaritjeve të autoriteteve britanike, një vendim i tillë do të kishte një efekt pozitiv me miliarda paund në buxhet, që do të arkëtohen në formën e taksave dhe tatimeve të emigrantëve që aktualisht punojnë në të zezë për shkak të mungesës së lejeve të qëndrimit.


Video