Zelensky: Gati të ulem me Putin për të shmangur Luftën e Tretë Botërore

20 March 2022, 14:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Zelensky: Gati të ulem me Putin për të shmangur Luftën e

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se është gati të negociojë me presidentin rus Vladimir Putin, por paralajmëroi se nëse ndonjë përpjekje për negociata dështon, kjo mund të nënkuptojë se lufta midis dy vendeve do të çojë në “një Luftë të tretë Botërore”.


“Jam gati për negociata me të. Isha gati për dy vitet e fundit. Dhe unë mendoj se pa negociata, ne nuk mund t’i japim fund kësaj lufte”, – tha Zelensky.

“Nëse ka vetëm 1% mundësi që ne ta ndalojmë këtë luftë, mendoj se duhet ta shfrytëzojmë këtë shans. Unë mund t’ju them për rezultatin e këtyre negociatave, ne po humbasim njerëz të pafajshëm në terren”, u shpreh ai./CNN


Video