Albin Kurti: Putini është i fiksuar pas Kosovës

18 January 2023, 12:57Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Albin Kurti: Putini është i fiksuar pas Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dëshiron që të ketë konflikt në Kosovë.

Kurti thotë se Putinin e pengon shumë suksesi i Kosovës, kështu që ai po bën përpjekje ta destabilizojë atë.

“Putini dëshiron të nxisë konflikt në Kosovë. Unë jam i kujdesshëm, por kurrë nuk kam frikë. Jam vigjilent. Putini është i fiksuar pas vendit tonë. Ai është i lumtur me mungesën e suksesit të nderhyrjeve perëndimore në Irak dhe Afganistan. Atë e zemëron që në Kosovë pati sukses nderhyrja”, ka thënë Kurti në intervistë për gazetën zvicerane “Blick”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur edhe për kërkesën që ka bërë për të rritur numrin e forcave të KFOR-it në Kosovë.

“Unë kam sinjalizuar interesin tim për të rritur trupat e NATO-s, por sigurisht që i takon NATO-s të vendosë. Unë mendoj se fakti që ne kemi një fqinj më të madh që nuk na njeh dhe po bashkëpunon gjithnjë e më tepër me Kremlinin duhet ta inkurajojë NATO-n që ta rrisë prezencën e saj. Kjo zvogëlon gjasat e konfliktit”, tha Kurti.


Video