Aksidentohet në Kroaci autobusi me 30 shtetas nga Kosova, Ministria e Jashtme jep detaje

24 January 2024, 21:24Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksidentohet në Kroaci autobusi me 30 shtetas nga Kosova, Ministria e
Autobusi i Deva Tours i përplasur në Kroaci

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës tha se në autobusin kosovar që u aksidentua në afërsi të Dubrovnikut kanë qenë rreth 30 udhëtarë. Sipas informatave të para, asnjë nga udhëtarët nuk është lënduar dhe s’ka kërkuar ndihmë mjekësore.

MPJD thekson se aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut, sonte rreth orës 18:00.

Njoftimi i plotë i MPJD-së:

Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut.


Video