"1000 vjet në dy minuta të historisë mes Kosovës dhe Serbisë"/ VIDEO e gazetares amerikane që po bën xhiron e botës

3 June 2023, 08:38Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"1000 vjet në dy minuta të historisë mes Kosovës dhe
Bianca Nobilo

Bianca Nobilo gjatë ditës së djeshme ka publikuar një video në rrjetet sociale, e cila është shikuar mbi 1.8 milion herë.

Gazetarja e CNN-it ka treguar në detaje se çfarë po ndodh mes shqiptarëve dhe serbëve në veri të Kosovës. Ajo është munduar që brenda dy minutave të shpjegojë një histori 1000 vjeçare mes shqiptarëve dhe serbëve.

“SHPJEGIM: çfarë fshihet pas tensioneve të ndezura mes Kosovës dhe Serbisë, dhe përplasjeve të dhunshme në Kosovë këtë javë? (Përpjekje për të kondensuar 1000 vjet në 2 minuta!)", ka shkruar udhëheqësja e emisionit “The Global Brief” krahas videos së publikuar në Twitter.

Pamjet janë duke bërë xhiron e rrjetit dhe kanë marrë mijë komente dhe pëlqime.


Video