"Të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi”/ Ministria e Brendshme e Kosovës publikon bilancin e protestave në veri

2 June 2023, 21:14Kosova&Bota SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi”/ Ministria e
Protesta e dhunshme

Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës ka publikuar të dhëna që lidhën me numrin e të lënduarave, sulmet si dhe automjetet e dëmtuara gjatë protestave të dhunshme në pjesën veriore të Kosovës.

Sipas MBB-së që nga java e kaluar në veri janë regjistruar 21 sulme ndaj gazetarëve, 6 zyrtarë policorë dhe 30 ushtarë të KFOR-it kanë mbetur të lënduar, tre me armë zjarri, dy qytetarë janë rrahur ndërsa që janë dëmtuar 7 makina të policisë, dy prej të cilave janë djegur tërësisht.

Në komunikatën për media të dërguar nga MPB thuhet se dhuna është shkaktuar nga “bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi”, të cilat mes tjerash thuhet se kanë pasur qëllim “shkaktimin e dëmeve materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë dhe raportimit”.

Kujtojmë se serbët lokalë u ngritën në protesta të dhunshme pas betimit të tre kryekomunarëve shqiptarë në Leposaviç, Zubin Potok dhe Zveçan.

Njoftimi i Ministrisë së Brendshme të Kosovës:

Bilanci i sulmeve të milicisë fashiste

Dhuna dhe terrori i ushtruar nga milicia fashiste ka prodhuar numra të konsiderueshëm të akteve kriminale. Kaosi që kanë tentuar të krijojnë bandat kriminale të dirigjuara dhe orkestruara nga Beogradi, kanë shkaktuar lëndime në njerëz, dëme materiale dhe tentim ndalimin e shprehjes së lirë e raportimit nga mediat. Nxitja e konflikteve dhe ndëretnike nga individë kriminal, ka qenë synim tjetër i tyre, i cili do të dështojë. Këto numra dëshmojnë që protestat nuk kanë qenë paqësore.

Protestat nuk kanë qenë të qytetarëve. Protestat janë të milicisë fashiste.

Më poshtë, bilanci i deritanishëm:

21 sulme ndaj mediave/gazetarëve
6 zyrtarë të lënduar të Policisë së Kosovës
30 ushtarë të KFOR-it të plagosur / 3 me armë zjarri
2 qytetarë të rrahur brutalisht
2 vetura të djegura tërësisht të Policisë së Kosovës
7 vetura të dëmtuara të Policisë së Kosovës


Video