
Komisioni Evropian ka reaguar ndaj protestave të dhunshme në Shqipëri, duke dënuar aktet e zjarrvënies dhe sulmet ndaj institucioneve shtetërore, ndërsa ka theksuar se e drejta për protestë duhet të respektohet dhe ushtruar në mënyrë paqësore.
“Ne dënojmë përdorimin e dhunës në Tiranë dhe qytete të tjera në Shqipëri, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private. Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike, dhe reagimi ndaj saj duhet të mbetet brenda ligjit dhe të jetë i përpjesëtueshëm.
Përgjegjësit duhet të ndëshkohen në përputhje me ligjin dhe përmes një procesi të drejtë. Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane, që duhen respektuar dhe ushtruar në mënyrë paqësore.
“Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare që e drejta për të protestuar do të mbrohet. Në një vend kandidat të përkushtuar fort ndaj procesit të anëtarësimit në BE dhe që po bën përparim të rëndësishëm në rrugën e tij drejt BE-së, pakënaqësitë duhet të trajtohen përmes dialogut konstruktiv dhe në mënyrë paqësore”.