“Fatin e atdheut e kemi në duart tona” – Një apel i Ismail Kadar...
18 October, 16:09Fokus

Sheshi “Skënderbej” është kthyer në arenën e përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në ditën e gjashtë të protestës në Tiranë. Protestuesit kanë vijuar sulmet me gurë ndaj efektivëve, ndërsa uniformat blu janë kundërpërgjigjur me ujë me presion për të shpërndarë turmën.
Ndërsa në ditët e mëparshme përplasjet zhvilloheshin përpara Kryeministrisë, këtë herë ato janë zhvendosur në sheshin “Skënderbej”.
Ndërhyrjet e vazhdueshme të policisë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion, si dhe zhvendosja e forcave të rendit më poshtë në bulevard, kanë penguar rigrumbullimin e protestuesve te Kryeministria, duke e zhvendosur përballjen në qendër të kryeqytetit.