Princ Leka Zogu nxjerr dokumentet: Një tjetër provë që ari nuk u mor më 1939

16 Shtator 2022, 18:55Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Princ Leka Zogu

Princ Leka Zogu ka reaguar pas publikimit të dokumenteve nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave që provon grabitjen e arit shqiptar në vitin 1943 nga Banka e Shqipërisë.

Leka shkruan se kjo është një provë tjetër që ari nuk është marrë në 1939 por në vitin 1943. “Një tjetër provë që ari nuk është marrë më 1939!”-shkruan Leka në postimin e tij në rrjetet sociale.

Shpesh është përfolur dhe akuzuar se Mbreti Ahmet Zogu mori me vete arin e Shqipërisë kur u largua nga vendi pas pushtimit nga Italia fashiste në vitin 1939.

Shkimi i plotë i Drejtorisë së Arkivave e cila ka publikuar dokumentet:

Si Sot, më 16 shtator 1943, u grabit ari i Bankës së Shqipërisë.

Operacioni u drejtua nga SS Major Herbert Kappler. Sasia e grabitur e arit përllogaritet të arrijë sasinë e 23.408 kilogramëve. Ari u zhvendos nga Roma drejt “Rajh Bank”-ut dhe më pas u fsheh në minierën e kaliumit të Merkens-it të Turingisë. Në vijim, ari u transferua nga aleatët në mënyrë të pjesshme drejt Anglisë dhe Bankës Federale të New York-ut.

Bashkëngjitur paraqiten shënime mbi arin rezervë të monedhës shqiptare. Me notën e 3 nëntorit 1943 drejtuar Kryekonsullatës gjermane, qeveria shqiptare kërkoi që ari të depozitohej në Zvicër pranë Bankës së emisionit, duke argumentuar se si shtet neutral, Zvicra do i jepte besimin mbajtësit të kartëmonedhës shqiptare për sigurimin e kundërvlerës përkatëse.

Më 10 nëntor 1943, Kryekonsullata gjermane tregoi gatishmërinë për të pritur në “Rajh Bank” një komision shqiptar. Në mars 1944, u nis drejt Berlinit komisioni i zgjedhur, i kryesuar prej Vehbi Frashërit dhe me anëtarë ish-drejtuesit e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, Loro Musani dhe Sandro Bressan. Në pamundësi për ta çuar në Zvicër, ari mund të depozitohej për ruajtje në “Rajh Bank” vetëm në emrin e shtetit shqiptar ose në emër të shtetit dhe të Bankës Kombëtare.

Më 6 prill 1944 ari u depozitua për ruajtje pranë “Rajh Bank”-ut në Berlin vetëm në emër të Bankës Kombëtare. Protokolli u lidh mes qeverisë shqiptare dhe ajo gjermane nënshkruan një protokoll, ku përcaktoheshin përgjegjësitë e palëve nënshkruese.

Video