FOTO e rrallë: A e njihni cili është ky qytet shqiptar?

26 Dhjetor 2025, 17:11Histori SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Vlora në fillim të ‘800

Ngjan e pabesueshme e kaluara e Vlorës shfaqur së fundi në një pamje mes fotos dhe pikturës.

Është studiuesi urbanist dhe arkitekti Artan Shkreli që e publikon një pamje të tillë të shek. XIX, duke shkruar:

“Ndër pamjet më të hershme të brendisë së Vlorës së vjetër, në fillim të ‘800.

Dallohet majtas shtëpia e madhe e Vlorajve (haremllëku – shtëpia familjare). Në mes ndodhet konsullata britanike (krijuar në kohën e Ali Pashe Tepelenës) dhe djathtas xhamia e qendrës.

Qyteti është në fazën e mpikjes së fundit te tij, kur ende kishte kopshtije dhe parcela toke brenda qendrës së banuar, të cilat punoheshin me parmendë.

Një dëshmi unikale (këtu, ngjyruar me IA nga grafika origjinale)”.


Video