Gjatë operacionit të dimrit në vitin 1943-1944, një nga operacionet gjermane më të rëndësishme ishte edhe ai i zhvilluar nga forcat gjermane dhe nacionaliste për marrjen e qytetit të Dibrës.
Prej kapitullimit të Italisë, qyteti i Dibrës mbahej nga forcat partizane, të cilët qëndronin në qytet dhe madje kishin organizuar mbrojtjen rrethore të tij.
Me qëllim që qyteti, por edhe zona rreth tij, të zotërohej prej forcave nacionaliste, u mor vendimi që forcat nacionaliste duhej të merrnin masa për marrjen e qytetit dhe asgjësimin e forcave partizane që ndodheshin në qytet.
Pra, forcat nacionaliste duhej të sulmonin qytetin, të mbështetur nga artileria gjermane.
Sikurse do ta lexojmë në raportin gjerman që po e japim më poshtë, ngjarja u zhvillua krejt ndryshe: sulmin ndaj qytetit e zhvilluan gjermanët dhe forcat nacionaliste i ndoqën ata nga pas.
Për më shumë po japim nga arkivat gjermane raportin e trupës së zbulimit të ushtrisë gjermane që mori pjesë në këto luftime:
Trupa e Zbulimit 100
Vendkomanda, 20.11.43
Ia
Raport luftarak për operacionin “Edelweiss”
për marrjen e Dibrësmë16-17.11.43
1.) Armiku ndodhetnë rajonin e Dibrës.
2.) Trupa e Zbulimit ka kaluar në varësi të grupimit luftarak Ulrich, Div. Këmb. 297.
3.) Situata nëditën e sulmit:
Bandat nacionale në një forcë prej 700 burrash kanë rrethuar bandat komuniste në Dibër (por në fakt, kjo nuk është e vërtetë) dhe duan që në datën 16.11 të sulmojnë bandat e kuqe, ti asgjësojnë ata dhe të marrin Dibrën.
Grupimi luftarak Ulrich duhej që me të mbështeste sulmin e nacionalistëve me armatim të rëndë, por të mos merrte vetë pjesë në sulm; Po ashtu, ky grupim duhej të bllokonte territorin në perëndim të Dibrës që të pengonte ndonjë tërheqje të armikut në këtë drejtim.
4.) Njësia filloi marshimin në orën 06.00 të datës 16.11 nga Veleshta dhe depërtoi në veri të Sokovës ku ra në një pengesë rrugore. Si pasojë e shirave t shumtë, shkëmbinjtë mëdhenjkishin rrëshqitur dhe kishin bllokuar rrugën. Pas 2 orësh, toga xheniere arriti të hapte rrugën, duke përdorur edhe dinamit. Vazhdoi lëvizja. Rreth orës 11.00 u kap ura e Drinit, 3 km në jug të Dibrës. Por, ura kishte hedhur në erë me shumë mjeshtëri dhe kalimi nëpër të ishte i pamundur. [...] Kolona la kamionët dh me anë të 4 barkave tëvogla prej gome, efektivi kaloi lumin dhe në orën 13.45 ishte në pozicionin luftarak të përcaktuar.
Nëntogeri Kops, oficeri gjerman ndërlidhës te nacionalistët, erdhi dhe raportoi se nacionalistët po prisnin vetëm mbështetjen e artilerisë tonë sepse ishin gati për të filluar sulmin. Unë e pritë këtë raportim me buzën në gaz sepse e njihja shpirtin sulmues të shqiptarëve nga operacione të mëparshme. Pasi pritëm deri në orën 16.00 që të fillonte sulmi, më në fund erdhi urdhri: njësia në sulm! Kjo gjë ishte e parashikueshme, por për fat të keq vendimi për të sulmuar u mor me vonesë.
Situata e armikut:
Situata e armikut ishte e qartë! Kundërshtari kryesor ishte te kazermat. Ai mbrohej me armë automatike, mitralozë të lehtë, granathedhës dhe tre topa, të cilët e zotëronin mjeshtërisht fushën e luftimit. Rreth orës 15.00 forcat kundërajrore, të cilat e kishin kaluar lumin, ndonëse thellësia ishte 80 cm deri 1 metër, asgjësuan njëblind të armikut, sikurse edhe disa mitralozë.
[...] Në orën 20.00 njësia gjermane kishte marrë pjesën më të madhe të qytetit. Pas grupeve të sulmit ndiqnin trimat shqiptarë, të cilët u lëshuan në shtëpitë e qytetit për të plaçkitur. Për të mos vrarë njëri-tjetrin, urdhërova ndalimin e sulmit. Në të gdhirë të 17 nëntorit morëm pa luftë dhe pjesën tjetër të qytetit.
Kështu që njësia e mori e vetme qytetin e Dibrës. Artileria nuk mund të qëllonte më, sepse ra errësira. Po ashtu, saktësia e goditjeve gjatë ditës ishte jo e mirë. [...]
Një sukses i bukur, por çfarë na mëson kjo histori? “Mos ki besim te shqiptarët”. Përfshirja e tyre në mision ishte një dështim i plotë.
Nënshkrimi

©Copyright Vox News
Ky artikull i historianit Marenglen Kasmi është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.