
Dimri po vjen në ekranin e madh… në verën e vitit 2029. “Game of Thrones: Aegon’s Conquest”, filmi i parë i vendosur në botën imagjinare të Westeros-it, është planifikuar për më 6 qershor 2029.
Filmi, i titulluar “Aegon’s Conquest”, do të tregojë historinë e Aegon Targaryen, i cili së bashku me motrat e tij, Visenya dhe Rhaenys, dhe tre dragonjtë e tyre, pushtoi pjesën më të madhe të Westerosit dhe vendosi themelet e dinastisë Targaryen.
Regjinë do ta drejtojë Owen Harris, i cili ka punuar edhe në “A Knight of the Seven Kingdoms”, ndërsa skenari do të shkruhet nga Bo Willimon, krijuesi i “House of Cards”.
Kasti i filmit ende nuk është bërë i ditur, përfshirë aktorin që do të luajë Aegon Targaryen.
Warner Bros gjithashtu nuk ka zbuluar detaje të tjera rreth projektit.
“Aegon’s Conquest” do të jetë filmi i parë i universi “Game of Thrones”, i cili deri tani është zgjeruar kryesisht përmes serialeve, përfshirë “House of the Dragon” dhe “A Knight of the Seven Kingdoms”.
Ndërkohë, HBO po vazhdon punën edhe në sezonet e reja të këtyre dy serialeve.