Kryetari i KPP-së i delegon kompetencat te Sekretari i Përgjithshëm, pazare tenderash apo frikë nga SPAK?!

14 Gusht 2026, 19:42Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Ismail Shehu

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Ismail Shehu, ka bërë një lëvizje vetëm 10 ditë pasi mori atë detyrë, duke i deleguar kompetencat te sekretari i përgjithshëm, ndoshta nga frika e Prokurorisë së Posaçme, duke qenë se paraardhësi i tij në atë detyrë, Jonaid Myzyri, u ndesh për disa kohë me hetuesinë, por deri më tani ka dalë pa larguar.

Duke qenë një institucion “apeli”, KPP-ja ka marrë një rol të rëndësishëm në tenderat publikë, duke ndryshuar fitues e duke favorizuar firma të caktuara, ndërkohë që skema vijon pavarësisht se kanë ndryshuar disa drejtues.

Para se të merrte detyrën me votim nga Parlamenti, në fund të muajit gusht 2026, Ismail Shehu është lakuar si njeri i besuar i disa zyrtarëve të mazhorancës, me peshë të madhe, të cilët tentojnë shpeshherë të “kapin” institucionet e rëndësishme, për të pasur në to zyrtarë që iu binden.

Në këto 10 ditë në atë institucion, Shehu ka kaluar në disa stade, duke qenë se kryetari i KPP-së duhet të marrë pjesë në “trupat” gjykuese të ankimimeve pafund të tenderëve, ndërkohë që lëvizja e tij për t’ia kaluar kompetencat sekretarit të përgjithshëm mund të jetë edhe për shkak të ndonjë pazari.

Shpeshherë, vetë Komisioni i Prokurimit Pubik ka bërë tendera me shumë zero për mirëmbajtjen e sistemeve apo për një mori procedurash, duke u futur edhe ajo në lojën e tenderave, pasi disa firma të lakuara së tepërmi kanë fituar dhe më vonë ka ndryshuar fituesi.

Kryetari i KPP-së i delegon kompetencat te Sekretari i

Kryetari i KPP-së i delegon kompetencat te Sekretari i
Faksimile: Urdhri i kreut të KPP-së Ismail Shehu për t’i kaluar procedurat Sekretarit të Përgjithshëm

Sipas dokumenteve që disponon Vox News, Komisioni i Prokurimit Publik ka nxjerrë një urdhër me numër 469, të datës 9 gusht 2026, me lëndën “për delegim kompetencash”, të kryetarit Ismail Shehu.

Vendimi tepër i pazakontë për kreun e një institucioni tepër të rëndësishëm në hierarkinë e tenderavë në vendin tonë, është shumë i dyshimtë, pasi në këtë mënyrë vetë Shehu di të mbrohet mjaft mirë, nëse ndonjë nga firmat i bën kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme.

Urdhri mbështetet te disa ligje apo kode administrative, ndërkohë që citon edhe një VKM për miratimin e rregullave të prokurimit publik. Normalisht, baza ligjore në këtë vendin tonë është, shpeshherë tepër e paqartë, ku një drejtor e zbaton ndryshe e tjetri ndryshe.

Nëse të gjithë ua delegojnë kompetencat vartësve, atëherë përse na duhen titullarët?! Shehu shkruan në dokument se “urdhëroj delegimin e kompetencave të titullarit të Autoritetit Kontraktor të Komisionit të Prokurimit Publik, z. Josi Ballauri, Sekretar i Përgjithshëm, për të gjitha procedurat e prokurimit publik”.

Më tej citohet se “këto kompetenca do të ushtrohen nga data 3 gusht 2026 deri në shfuqizimin e këtij urdhri”. Për çudi, urdhri do të zbatohet po nga Josi Ballauri, Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të urdhërojë veten që të bëjë të gjitha procedurat e prokurimit publik”.

Në fund është edhe fjalia “ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”. Kaq urgjente e ka pasur Ismail Shehu delegimin e kompetencave? Çfarë e frikëson, SPAK-u apo pazaret që kanë ndodhur në atë institucion?

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016



Video