
Një pacient me COVID 19 teksa lufton me virusin, ka edhe një kosto të lartë për trajtimin me medikamentet e nevojshme. Ndërsa shumë qytetarë refuzojnë maskat dhe distancat, atëherë do duhet të bëjnë gati lekët për recetën e ilaçeve, deri tek faturat marramendëse në spitalet private.
Tashmë kur shtretërit në spitalet shtetërorë janë të zëna, qytetarët e detyruar u drejtohen spitaleve private për të marrë trajtimin e nevojshëm. Voxnews ka bërë një investigim në njërin nga spitalet private në Tiranë.
Një natë në këtë spital kushton 1500 euro, pa përfshirë medikamentet e nevojshme për pacientët që kanë nevojë për trajtim. Një i sëmurë më Covid para se ti drejtohet spitalit “Hygeia” duhet të përgatitet mirë nga fatura e kripur që do të marrë pasi të largohet nga ky spital.

