Mbappe nuk e zyrtarizon ende kalimin tek Reali: Ka disa detaje për t’u rregulluar

2024-05-26 15:21:37Sport SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Djemtë e Luis Enrique mundën Lionin mbrëmjen e së shtunës në finale e Kupës. Në përfundim të kësaj sfidës, sulmuesi francez është pyetur nga shtypi për të ardhmen e tij dhe foli duke dhënë një indicie.

“Mendoj se më e pakta që mund të bëja ishte të them lamtumirë kështu dhe të përfundoja mirë me klubin tim. E ardhmja? Ka një trofe për të festuar, mendoj se ka një kohë për gjë.

Unë do ta bëj të ditur klubin tim në kohën e duhur. Mendoj se do ta bëj për disa ditë. A do të arrijë njoftimi para Kampionatit Europian me Francën? Nuk e di ende, ka akoma disa detaje për të zgjidhur”, është shprehur ndër të tjera sulmuesi qw pritet tek Reali.

Video