Rama: Po të mos ishte Trump, nuk besoj se do të donte t’ia dinte dikush për flamingot në Shqipëri

2026-11-16 17:36:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama: Po të mos ishte Trump, nuk besoj se do të donte t’ia dinte
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama tha se po të mos ishte për “hijen” e Donald Trump mbi projektin e Zvërnecit, do të kishte pak gjasa që protestat në Shqipëri të merrnin vëmendje aq të madhe ndërkombëtare.

“Ka qenë publike gjerësisht, madje pati dhe një emër. Revolucioni i Flamingove e tërhoqi gjithë vëmendjen e botës, sepse ndodh që pas kësaj është edhe hija e Donald Trumpit. Nuk nuk jam shumë i sigurt që, nëse nuk do të ishte Donald Trump, do donte t’ia dinte kush për flamingot në Shqipëri”, tha Rama në fjalën e tij në Forumin II të Zgjerimit të Bashkimit Europian.

“Megjithatë mënyra siç e shoh këtë është shumë më ndryshe. Është një Shqipëri e re që kërkon më shumë dhe në fakt është ajo çfarë (Alexis de) Tocqueville e ka quajtur revolucioni i pritshmërive më të larta. Njerëzit kërkojnë më shumë. Njerëzit kanë plotësisht të drejtë legjitime të kërkojnë më shumë vëmendje dhe për të ngritur edhe pikëpyetje se ku janë njerëzit në këtë transformim. Çfarë ka për ta ky transformim dhe në fakt kur flasim për një ekonomi në rritje, kur flasim për investime e kështu me radhë, ky është pikërisht fakti pse jemi kaq të lidhur ngushtë me Bashkimin Europian dhe pse po punojmë kaq fortë me Bashkimin Europian që ka qenë shumë dobi prurës në vetvete”. 


Video