"Suspension, unique in Europe", Bardhi responds to Rama about Balluku: What is unique is that the Prime Minister serves as the defendant's lawyer

2025-11-30 16:08:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Suspension, unique in Europe", Bardhi responds to Rama about Balluku:

Kreu i Grupit Parlamentar në Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me deklaratën e Edi Ramës i cili tha se pezullimi i Belinda Ballukut nga detyra është unike në historinë e Europës dhe një shpikje e padëgjuar ndonjëherë.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi thotë se unike është fakti se si kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Balluku dhe jo pezullimi i kësaj të fundit nga detyra pas skandaleve dhe vjedhjeve.

Ai shton me ironi se unike është gjithashtu që Shqipëria ka zv/kryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim detyre.

“Unike në historinë e Europës është që Kryeministri shërben si zyrë avokatie për të pandehurën Belinda Balluku dhe që Shqipëria ka Zëvëndëskryeministër një person zyrtarisht të pandehur për abuzim me detyrën”,- shkruan Bardhi në fb krahas deklaratës së Ramës.


Video