Strong debates in the Assembly, Shehaj: The Prime Minister threatens justice every day for Balluku! Prosecutors have discovered assassinations, this is serious

2025-12-02 16:27:14Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Agron Shehaj

Debate të forta janë duke u zhvilluar në seancën e sotme plenare, pesë deputetë të opozitës kanë kërkuar fjalën për dy minuta. Deputeti Agron Shehaj akuzoi socialistët duke thënë se nuk duan që në Kuvend të flitet për skandalin e marrjes si të pandehur të zëvendës-kryeministres Belinda Balluku.

Ai tha se kryeministri Edi Rama po kërcënon drejtësinë çdo ditë lidhur me këtë çështje.

"Jemi në një moment historik kur të korruptuarit po vihen para drejtësisë. Dhe kryeministri ka disa ditë që kërcënon drejtësinë. Prokurorët kanë thënë që janë ndjerë të kërcënuar, kanë zbuluar edhe atentate, kjo është shumë e rëndë. Dhe prandaj ka ardhur momenti që SPAK të marrë të pandehur Partinë Socialiste", deklaroi Shehaj.


Video