Ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, detaje për Blerta Hysenin: Dyshohet se gëlltiti kokainën!

2026-11-16 13:58:00Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Ndërroi jetë pasi u ndalua nga policia, detaje për Blerta

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me rastin e rëndë të vdekjes së Blerta Hysenit, në Prizren. 

Sipas policisë, dyshohet se shkak i vdekjes mund të jetë mbidoza nga lëndët narkotike. Dyshohet se e reja mund të ketë gëlltitur doza kokainë, apo mund t'i ketë fshehur në pjesët intime të trupit, në përpjekje për të mos u kapur nga policia. 

Sipas "Sinjalit", reja ishte ndaluar nga policia ditën e djeshme në kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, së bashku me Adnan Podvoricën gjatë një operacioni të njësive të antidrogës. Në makinën ku ata po udhëtonin, u gjetën mbi 100 gram kokainë e ndarë në doza. 

Pas ndalimit, Hyseni është dërguar në komisariat për t'u marrë në pyetje, por në dy raste ajo është ndjerë keq dhe është dërguar në spitalin e Prizrenit. Në rastin e fundit, ajo u deklarua e vdekur. Nga spitali raportohet se e reja i është nënshtruar edhe kontrollit gjinekologjik dhe ekzaminim me ultrazë. 

Megjithatë, shkaku i vdekjes pritet të zbulohet vetëm pas daljes së rezultateve të autopsisë.  


Video