Rudina Dembacaj akuza për Einxhelin dhe Top Channel se i “vodhën” projektin

2022-02-09 12:59:10Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rudina Dembacaj akuza për Einxhelin dhe Top Channel se i
Rudina Dembacaj dhe Einxhel Shkira

Ëndrra e prezantueses, Einxhel Shkira për të ngritur një fondacion për të ndihmuar vajzat të cilat nuk kanë mundësi të shkollohen dhe të jenë të pavarura, është bërë realitet.

Fondacioni “Dritan Hoxha” e ka surprizuar duke i dhënë mundësinë Einxhel Shkirës që nëpërmjet një emisioni televiziv të moderuar nga ajo, të ketë mundësinë të ndihmojnë vajzat për t'u arsimuar.

Pas lajmit ka reaguar aktorja e humorit, Rudina Dembacaj e cila ka ironizuar nismën e Einxhel Shkirës, duke thënë se këtë nismë e ka ndërmarrë ajo e para rreth 1 vit e gjysmë më parë.

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit! Mirëmëngjes”, shkroi ajo, krahas një video të publikuar më 8 tetor.

Bëhet fjalë për projektin ‘Malësoret e mia” të Rudina Dembacajt, e cila synonte tu vinte në ndihmë vetëm vajzave që jetojnë në Malësi, në pamundësi për tu shkolluar, një ide pothuajse e njëjtë me atë të Einxhel Shkirës.

Megjithatë “Malësoret e mia” mbeti thjesht një projekt, ndërsa mbetet për t’u parë se si do jetë ecuria e nismës së prezantueses Shkira.

Rudina Dembacaj akuza për Einxhelin dhe Top Channel se i


Video