Rritja e çmimeve nxjerr me “fitim” arkën e shtetit, 18 mld lekë më shumë në dy muaj

2022-03-18 08:12:14Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Rritja e çmimeve nxjerr me “fitim” arkën e shtetit, 18

Rritja e çmimit të naftës dhe produkuteve të shportës, ashtu sikurse pritej, ka furnizuar mirë buxhetin e shtetit, pasi të ardhurat në dy mujorin e parë të vitit janë rritur me 18 miliardë lekë krahasuar me një vit më parë dhe kontribut të ndjeshëm në këtë drejtim ka dhënë TVSH-ja është treguesi kryesor i rritjes së çmimeve.

Kështu vetëm nga Tatimi mbi vlerën e Shtuar janë mbledhur rreth 29.6 miliardë lekë, apo 8 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. 

Konkretisht të ardhurat nga TVSH në import për 2 mujorin rezultojnë 20.5 miliardë lekë,  29.5 % më shumë se një vit më parë, si dhe 1.4 miliardë mbi planin e periudhës, ndërsa  të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizuan në masën 9.1 miliardë lekë, afro 56.8% më shumë se 2 mujori 2021, si dhe 24.4% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 2 mujorin 2022.

Rimbursimet për periudhën 2 mujore 2022 janë 1.7 miliardë. 

Referuar të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, të ardhurat totale në dy mujor u realizuan në masën 87.6 miliardë lekë, ku të hyrat doganore  u regjistruan në vlerën 29.6 miliardë lekë, apo  5.8 miliardë lekë më shumë se 2 mujori 2021 dhe të ardhurat tatimore u realizuan në masën 47.3 miliardë lekë, 7.7 miliardë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Shpenzimet e përgjithshme publike, për muajin e dytë të vitit 2022, arritën në rreth 68.8 miliard  me një realizim në masën 86.7 përqind të planit të periudhës dhe 1.7 përqind më i ulët se një vit më parë. 

Niveli i suficitit për periudhën 2 mujore të vitit 2022 rezultoi në rreth 18.8 miliardë lek,  apo  19.3 miliard lek më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më pare.

 


Video