Protests, violence, curfews: From France to Albania, why Europe'...
/ 2026-10-20 23:47:20Focus

Qytetarët shpalosën pankarta edhe në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së çmimeve, ku në sy binte numri i madh i tyre që akuzon qeverinë si të kapur nga një grup biznesmenësh.
Me pankarta “Taksoni oligarkët” dhe foton e Shefqet Kastratit dhe Samir Manes, protestuesit akuzuan Qeverinë dhe Kryeministrin Edi Rama se është palë me ta.
“Rama: Ma boni hallall, Çetin (Shefqet Kastratin) e kom ortak!”, ishte një parrullë tjetër e shpalosur nga qytetarët.
Protestuesit kërkuan uljen e taksave, ndërsa akuzuan se qeveria po i vjedh në bashkëpunim me oligarkët.






