This isn't the first time we've talked about fraud. But what we're going to uncover today defies logic. I'm talking about a quality that would embarrass even the most imaginative Netflix thriller writers.
At the center of this story is a single man. Without a uniform. Without a mandate. Without any connection to the state. But... with absolute self-confidence and clearly enviable acting skills. At one point in time he appears in the village of Gjashtë in Saranda and introduces himself as a SPAK prosecutor. Up to this point, it may seem like a banal hoax. But would you change your mind if I told you that within two weeks he is suspected of having created a mini private prosecutor's office in the southern city.
According to the Saranda Prosecutor's Office, he did this in the blink of an eye, in just 15 days. First, he recruits five people as drivers, promising them staggering salaries. Then, he lures them with a life as a "007" agent, where all expenses would be paid by the state. He convinces them that they are part of secret state missions. He opens a Whatsapp group called "The Hunt". He assigns them code names. He gives them operational orders. "Watch this license plate, this person".
Even, even... it leads them to believe that they can even make arrests. In short, a parallel reality. A game perhaps for the former, but believed to be real for his "agents."
But what makes this whole story absurd? While he built and implemented a phantom state structure, the suspect, its mastermind, was wanted by the justice system for violating a "house arrest" security measure. In other words, someone wanted by the state, who was posing as the state itself.
"FAKE" PROSECUTOR OF SPAK IN SIXTH
According to the investigation by the Saranda Prosecutor's Office, the character at the center of this story is Alban Muço, 49 years old. He was arrested in flagrante delicto on October 8, 2025, the same day that the story of the fraud involving SPAK prosecutors and secret agents came to the attention of the authorities.
From the investigative file: "On 08.10.2025, at around 12:00, the Saranda Police Commissariat was informed by citizen LJ, a resident of the village of Gjashtë, Saranda, that a person was presenting himself as a prosecutor and that he had deceived him and other people. Immediately after receiving this information, work was organized to identify and capture this person. Police forces found this person in the village of Gjashtë, Saranda. They introduced themselves as a police officer and this citizen introduced himself as prosecutor Hermes Muçi. He was further asked for an identification document, but this citizen responded that he did not possess one and that he did not have any means of identification."
This situation was followed by a personal search. The officers found an identification card with the name Alban Muço. The document bore the photo of the person, who had just been introduced as Hermes Muçi. After communicating with the police officers, it was learned that Muço was wanted. He had violated a security measure of "house arrest" set by the Berat Court, for fraud. A criminal investigation was launched against him for the acts of "embezzlement of state duty" and "fraud". For these charges, the Saranda Court decided to investigate under the measure of "prison arrest", a measure also confirmed in the Appeal.
Dritan Jahaj, lawyer: "In the criminal offense of 'fraud', the main purpose is to take advantage of the deception and create trust in the victim to appropriate the property. While in the criminal offense of 'embezzlement of state duty', the main purpose is to carry out actions through concrete actions for that specific duty and function that the author implements. This criminal offense can be consumed and conceived by the author with the purpose of material gain."
"THE CROWD" OF FRAUD
The mechanism used by the suspect Alban Muço has been unraveled for investigators by the confessions of the informants, who were also harmed by his actions, whose identities we will not publish. According to the confessions, Muço's first introduction as a man of the law was made on September 9, 2025 on "5 maji" street in Tirana. There, under the guise of a prosecutor, through the mediation of an acquaintance, he met the citizen with the initials KK, to whom he made a very generous job offer.
From the investigative file : “I communicated on the phone with this citizen who introduced himself to me on the phone at the first moment with the words 'Hello! My name is Hermes Muçi, a prosecutor at the General Prosecutor's Office of Tirana'. ... After he arrived, he told me that in the job I would start as a driver, he would be my superior and I would carry out his every order for his transportation. He told me that the salary would be 2300 euros gross per month and the net salary would be approximately 1 800 euros per month. From time to time I would receive bonuses for trips abroad. There he told me that my per diems would be paid and the fuel would be paid for by the state”. Declarant KK
In the following days, the self-proclaimed SPAK prosecutor moved to Saranda. In the village of Gjashtë, a few km from the city, he is looking for a house to rent. From the statements of the informants, it results that he has not remained loyal only to the identity of Hermes Muçi nor to being a SPAK prosecutor alone.
From the investigative file: "15 days ago, a citizen came and introduced himself as prosecutor Hermes Dauti, acting as Prosecutor General. He asked for rooms to rent. I directed him to my wife and we agreed with my wife that he would pay the money by bank transfer. As soon as he arrived, he immediately asked for a driver for his vehicle. We suggested our son, since he was unemployed." Declarant F. Ç
Nga dosja hetimore: “Unë i kam ofruar njërën nga dhomat e mia. Pagesën e qirasë do e paguante me datë 2 dhe pastaj do e paguante çdo dy javë. E kanë lënë që pagesa e qirasë do ishte 60 000 lekë në muaj dhe pagesa e ushqimit 50 000 lekë në muaj. Në total 110 000 lekë në muaj. Me datë 2 që kishte pagesën e qirasë, nuk i ka dhënë lekët por kisha frikë se mos ishte prokuror e mos më bënte ndonjë gjë të keqe”. Deklaruesja Dh. Ç.
Nga dosja hetimore: “Para 15 ditësh, kam takuar një person i cili është prezantuar si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme Tiranë dhe na ka kërkuar një shtëpi me qira. Ky person ka ofruar një çmim prej 5 200 euro në muaj. Ai është prezantuar me emrin Hermes Muçi. Me pas, ky shtetas na ka ofruar të punësoheshim si shoferë të tij me një pagë prej 2 800 euro në muaj”. Deklaruesi A. Ç.
PUNË SHTETI “ME DOKUMENTE”
Të thuash “jam prokuror” nuk mjafton. I dyshuari Muçi duket se e ka pasur të qartë këtë. Bindja psikologjike kërkon elementë shtesë. Në sendet personale ai ka pasur një mal me shkresurina, procesverbale të shkruar me dorë, dosje hetimore nga Gjykata e Beratit, deklarime, referime e një sërë dokumentesh të tjera, të gjitha të sekuestruara si provë pas arrestimit. Nga ana tjetër shoferët e tij kanë nënshkruar kontrata, me gjasë pa vlerë juridike, por që në krye kishin logon e Prokurorisë së Përgjithshme. E nëse letrat ishin false, institucionet e shtetit jo. Në sytë e një prej deklaruesve Muço ka hyrë dhe dalë në institucionet e rëndësishme të drejtësisë në Tiranë, ndonëse ishte person në kërkim.
Nga dosja hetimore: “Të pestë kemi lidhur kontratë pune me të ashtuquajturin prokuror dhe në kontratë shkruhej që për çdo mision që kryenin, kishim përfitime financiare deri në 600 000 lekë për çështje. Pagesa do kryhej më datë 05.10.2025 dhe u ka thënë që për shkak të problemeve financiare, pagesa është shtyrë në datë 08.10.2025. Kemi hapur dhe llogari bankare”. Deklaruesi L. J.
Nga dosja hetimore: Në periudhën kohore nga data11.09.2025 deri në datën 25.09.2025, unë kam qenë gjatë gjithë kohës si shoferi i shtetasit Hermes Muçi, duke e transportuar këtë shtetas në vende të ndryshme në Tiranë dhe rrethinat pranë saj. Kemi shkuar në Tiranë në vende si Gjykata e Apelit, SPAK, Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Në të gjitha këto institucione shtetasi Hermes Muçi është futur brenda dhe qëndronte brenda këtyre institucioneve afërsisht 5 deri në 10 minuta dhe më pas dilte gjithmonë me fleta formati në duar të cilat dukeshin dokumente zyrtare. Deklaruesi K. K.
Por çfarë profili psikologjik mund të ketë një person që arrin të bindë persona të panjohur se është një prokuror dhe a janë të shpeshta këto lloj episodesh.
Redina Balla, psikologe klinike: “E para, duhet të ketë aftësi manipuluese shumë të lartë. Tipare narciste, që do të thotë, njeri që e tregon, e shfaq një lloj vetëbesimi shumë të lartë, gjë që ul shumë dyshimin tek individë të tjerë. Veçanërisht tek individë, që ne themi, janë viktima vulnerabël. Njerëz të brishtë që mund të bien pre lehtë, veçanërisht e individëve që shfaqen me një lloj autoriteti të caktuar, si personi në fjalë, që u ka veshur vetes maskën e prokurorit. Janë persona që kanë një inteligjencë shumë të lartë sociale, që dinë t’i dallojnë njerëzit në nevojë, që kanë nevojë për para, njerëzit që krijojnë një lloj besueshmërie ndaj autoritetit.
Dritan Jahaj, avokat: Ka së fundmi disa ngjarje të hetuara nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm në Republikën e Shqipërisë, ku persona të caktuar, për shkak ndoshta edhe të fiksimit që mund të kenë pasur me një detyrë, apo dëshirës që në fëmijëri për të ushtruar një funksion të caktuar publik, por nuk ia kanë arritur qëllimit mes ndjekjes së shkollës, kanë gjetur si formë të mbushjes se egos, përvetësimin e titujve në mënyrë të paligjshme. Ka edhe disa raste ku kjo vepër penale është krijuar për përfitim material. Sicc mund të kemi raste, ku janë prezantuar si punonjës të Tatimeve, të doganave, apo edhe funksone të prokurorit, apo OPGJ”.
OPERACIONI “GJUETIA”
Shumë shpejt 5 personat e punësuar si shoferë të Muços kanë kuptuar se do të bënin shumë më tepër se aq. Ata do të ishin agjentë sekretë në terren. Para hetuesve kanë deklaruar se prokurori i supozuar kishte hapur një grup në aplikacionin “Whatsapp” nën emrin “Gjuetia”. Aty jepeshin urdhra, raportoheshin misionet dhe koordinoheshin lëvizjet.
Nga dosja hetimore: “Kam rënë dakort me pagesën dhe kam nënshkruar kontratën, e cila kishte të shkruar te koka ‘Prokuroria e Përgjithshme’. Pasi kemi firmosur kontratën, kemi shkuar dhe hapur llogari bankare, pasi kështu na ka urdhëruar i ashtuquajturi “prokuror” dhe kemi filluar punë duke lëvizur në qytete të ndryshme dhe duke mbajtur në vëzhgim persona dhe automjete të ndryshme”. Deklaruesi E. B.
Nga dosja hetimore: “Në fillim, na ka mbajtur si shofer e më pas na ka thënë të mbajmë nën vëzhgim dhe të mësonim mbi disa persona si dhe të kryenim arrestime, të cilat i quante ‘mision nga Ministria e Drejtësisë’. Kemi kryer veprime duke verifikuar dhe ndjekur automjete të caktuara e më pas, duke dhënë informacione nëpërmjet procesverbalit me shkrim. Kemi shkuar me misione të dhëna nga i ashtuquajturi prokuror në qytete të ndryshme dhe në qytetin e Sarandës. Kishim si detyrë verifikimin e disa automjeteve dhe arrestimin e përdoruesve të tyre. Na ka dhënë një format A4 ku kishte fotot dhe emrat e personit që do arrestohej”. Deklaruesi R. J.
Dhe siç i ka hije agjentëve sekretë, prokurori i supozuar i ka pagëzuar djemtë e skuadrës me emra të koduar. Fantazia nuk ka munguar as në këtë pjesë, ku për vete, i dyshuari Muçi ka mbajtur kodin “Luan 07”, mbase si një qasje ndaj karakterit të mirënjohur të kinemasë “agjentit 007”. Komunikimet i kanë mbajtur në një grup në Whatsapp.
Nga dosja hetimore: “Konkretisht unë kisha pseudonimin ‘Bernard 03’, E. Ç. ishte ‘Stivi 02’, K. K ishte “Spiro 01”, L. J. ishte “Lan-selot 05”, E. B. ishte “Igor 06”, ndërsa vetes i kishte vënë pseudonimin ‘Luan07’. Deklaruesi R. J.
Nga dosja hetimore: “Ne kemi pranuar pasi rroga na është dukur shumë e lartë dhe për më tepër, na ka mashtruar duke na thënë se ishim të punësuar në shtet. Më tej, ky shtetas na jepte targa të makinave për t'i ruajtur dhe për t'i mbikëqyrur. Ndërsa çunat e tjerë i ka shfrytëzuar në shumë raste, si në anën financiare dhe fizike, ku i ka dërguar me shërbim në qytete të ndryshme, me mjetet e tyre për të ndjekur njerëzit. Kemi shpenzuar nga xhepi tonë për karburant, ushqime dhe shpenzime të tjera si fenelina e radio. Vetë kam shpenzuar rreth 50 000 lekë të reja ndërsa shokët e mi kanë shpenzuar më shumë, rreth 100 000 te reja secili”. Deklariesi L. J.
Nga dosja hetimore: “Shpenzimet që kemi kryer gjatë këtyre udhëtimeve si fjetje, karburant, ushqime pije, i kemi paguar unë shtetasi E. Ç., R. J. dhe L. J., pasi Hermes Muçi na thoshte të paguanim dhe për çdo pagesë të merrnim faturat përkatëse. Këto futura do dorëzoheshin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe lekët do na kalonin në llogari bankare në fundin e muajit”. Deklaruesi K. K.
Nga dosja hetimore: “Gjatë gjithë kohës ne kemi shpenzuar nga lekët tona për çdo gjë pasi ky shtetas na thoshte të paguanim, të merrnim faturat dhe t’ia dorëzonim atij dhe se të gjitha lekët do kalonin në bankë nga buxheti i shtetit”. Deklaruesi R. J.
Redina Balla, psikologe: “Përdorimi i këtij lloj pushteti kënaq egon e tij, sepse ndihet me vetëbesim shumë të lartë dhe vijon zhvillon strategji të reja për ta bërë sa më të besueshme gjithë skemën e mashtrimit”.
“GJUETIA” SEKRETE
Një sërë bisedash të bëra në grupin e Whatsapp-it, “Gjuetia” teksa grupi i “agjentëve sekrete” ishin në operacion janë gjetur nga hetuesit në telefonin e të dyshuarit Alban Muçi. E tillë është kjo e 5 tetorit 2025 që po shihni në ekran.
Përdoruesi “Igor 06” i shkruan kolegëve: “Më thatë që ka lëvizje. Zona ku po vëzhgojnë, po mjeti që po inspektojmë nuk është shfaqur akoma. I kam urdhëruar që të qëndrojnë në zonë dhe mos ta ulin vigjilencën por doja t’ju pyesja ju nëse duhet t’i them të lëvizin në zonë tjetër apo jo”.
Ndërsa në telefonin e kallëzuesit L. J. është gjetur biseda ku “prokurori” nën kodin “Luan 07” ai jep urdhër: Të gjithë agjentët në terren, urdhër i prerë i 07! Askush mos lëvizë nga zona, pa u gjetur mjeti dhe personi. Sapo të konstatonin personin dhe mjetin komunikoni me 07”. Në përgjigje merr konfirmimet nga 05 dhe “Bernard 03”. Ndërsa agjenti 05 raporton se tek zona e marisën nuk konstatohet mjeti që po kërkojmë dhe kërkon më pas udhëzime për lëvizjet.
Nga ana tjetër, ne telefonin e të dyshuarit Mucci është gjetur edhe një sms i shtatorit 2025, ku ai i shkruan një numri tjetër “"Mirëmbrëma jam prokurori Vladimir Muçi kam diçka për të biseduar sot ok.
KËRCËNIMI
Po ndërsa janë futur në vallen e agjentëve sekrete, të gjithë të dëmtuarit kanë kuptuar se nuk kishte më kthim pas. Shefi i tyre ju ka thënë se, nëse tregonin, mund të rrezikonin burgun.
Redina Balla, psikologe: “Në momente të caktuara kur shikon dyshimet, ai përdor intimidimin, nëpërmjet manipulimit. ... të mbajturit nën presion se kjo është një sekret shtetëror, përbën kamuflazh tipik për skemat mashtruese”.
Nga dosja hetimore: “Prokurori i Përgjithshëm na kishte kërcënuar të gjithëve, se në rast se do t'i nxirrnim sekretin hetimor, do të na dënonte me10 vjet burg. Unë i besova sepse çdo pasdite i mblidhte dhe fëmijët bënin raportime me shkrim, mbante procesverbale vet fëmijët, si dhe vet prokurori. Prokuror i Përgjithshëm ju caktonte detyra se çfarë të bënin. Duhen e parë që erdhi te karburanti, erdhi me shoferin, K. dhe në qafë mbante një bexh ku shkruhej emri i tij, Hermes Dauti dhe institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme. As djali im nuk më tregonte se çfarë bënte pra sekreti hetimor ishte shumë i fortë”. Deklaruesi F. Ç.
Nga dosja hetimore: “Ai i ka kërkuar t'i gatuante gjëra të shtrenjta mish, peshk etj. dhe vetëm për ushqimin kam prishur rreth 200 000lekë. Unë më pas, kam marrë vesh se ky person ishte një mashtrues dhe se ka kërcënuar fëmijët e mi duke iu thënë të mos flisnin për ato që bënin pasi do i fuste në burg. Më pas, ky person është prezantuar si drejtor i SHIK-ut dhe deri diku e kam besuar”. Deklaruesja Dh.Ç
Nga dosja hetimore: “Gjatë kësaj kohe ai e ka çuar djalin tim me shërbime jashtë qytetit dhe i ka thënë nëse do tregonte gjë, do bënte 10 (dhjetë) vjet burg për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka deklaruar se ka qëndruar në banesë, është ushqyer dhe kanë lëvizur nëpër qytete me lekët e familjeve tona”. Deklaruesja B. J.
DËSHMIA E “PROKURORIT”
Vetë Muço ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzës. Ai ka pranuar se i njeh personat që e kanë kallëzuar, apo edhe dhënë deklarime ndaj tij, se jua do të gjitha lidhjet e tyre familjare, por se ka vetëm marrëdhënie shoqërore me ta.
Nga dosja hetimore: “Kam ardhur në Sarandë më datë 25.09.2025 dhe se nuk kam mashtruar njeri, pasi të gjitha shpenzimet i kam paguar vetë, si pjesën e karburantit dhe ushqimeve. ... Kontratat i ka paraqitur L. J. dhe janë plotësuar nga shtetasit E. Ç., R. J., L. J., E. B. dhe K. K. Pas plotësimit të këtyre kontratave, unë i kam thënë urime dhe t’i përmbahen rregullave të kontratës”.
I dyshuari Alban Muço: “Në lidhje me pyetjen se në momentin kur janë ndaluar nga punonjësit e policisë e se jeni prezantuar me emrin "prokuror Hermes Muçi", ka deklaruar se i është përgjigjur pasi ashtu e ka parë të arsyeshme për momentin. Ndërsa në ankimin e bërë kundër masës së sigurisë “arrest në burg”, Muço ka pretenduar se kallëzimi ndaj tij ishte dashakeqës, për shkak se ai nuk kishte pranuar të martohej me një vajzë të fisit të kallëzuesve. Sipas tij, të gjitha thëniet e kallëzuesve ishin sajesa, me qëllim për t’i rënduar atij pozitën penale”.
Por cila është këshilla e psikologes dhe avokatit, si mund të mbrohemi nga një situatë e tillë?
Redina Balla: “Gjithmonë njerëzit duhet të jenë shumë vigjilentë dhe shumë të dhënë pas detajeve. Pra, pavarësisht se unë këtu në Shqipëri, ajo që shoh dita ditës, shoh që njerëzit intimidohen nga një lloj autoriteti. Pra, nëse dikujt i thuhet që unë punoj në televizion, unë punoj në gjykatë, unë jam prokuror. Që në momentin që njerëzit prezantohen me një lloj pushteti, krijohet një lloj autoriteti i pabarabartë me tjetrin. Tjetri ndjen një lloj vetëvlerësimi më të ulët krahas kësaj figure autoriteti. Unë shoh që në Shqipëri njerëzit intimidohen shumë nga autoriteti. Kështu që, ajo që vlen për t’u theksuar është që cilido qoftë arsimimi, eksperienca njerëzore, fakti që në jetë përballemi me njerëz me autoritete të ndryshme, kjo nuk do të thotë që janë të ndershëm apo më të mirë. Flasim për anën humane dhe nuk ka lidhje këtu ajo akademike apo profesionale”.
Dritan Jahaj, avokat: “Njerëzit mund të jenë njësoj në formim, në njohje të ligjit. Nëse do të hasim, jo veç prezantimit si prokuror, apo çdo lloj tjetër që mund të paraqitet autori për të arritur qëllimin e tij , çdo qytetar duhet t’i kërkojë minimalisht mjetin e identifikimit. Minimalisht çdo qytetar duhet të mendojë në atë moment, që çdo komunikim me organet publikë bëhet nëpër zyra dhe ku janë autoritetet publike dhe jo nëpër rrugë apo në ambiente private, që mund t’u kërkohen nga autori për tu takuar.
Nga sa del nga hetimi rezulton se personat e dëmtuar në këtë histori nuhatën mashtrim teksa po angazhoheshin, po punonin, po shpenzonin, por nuk po merrnin asgjë. Nga ana tjetër, Alban Muço, prezumohet i pafajshëm derisa ndaj tij nuk ka një vendim fajësie të formës së prerë”.
Përveç një rasti studimor psikologjik, sesi një njeri pa asnjë atribut shtetëror arrin të rekrutojë dhe sorollatë disa persona vetëm duke u prezantuar si prokuror, kjo histori është një kambanë alarmi.
How can a person wanted by justice be able to move around freely and unmolested, enter important state institutions, and convince an entire community that he is a man of the law?!
This time, the operation codenamed "Hunting" targeted the "hunters" themselves.
Next time, who knows! / A2 CNN