Is this police force professional and capable of handling violen...
/ 2026-10-16 18:54:07Focus

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e ish kreut të ARRSH-së Evis Berberi, i cili kërkonte shfuqizimin e masës së arrestit në burg.
Ish-vartësi i Belinda Ballukut do të mbetet në qeli.
Ndërkohë, sa i përket pretendimeve të tjera lidhur me papërdorshmërinë e të dhënave në telefon nuk janë marrë në konsideratë.
Kushtetuesja argumenton se ai duhet të bëjë ankim në Shkalln e parë.
Kujtojmë që Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024, në akuzë për korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas SPAK, ai rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera, që kapin vlerën e 5 milionë eurove.