"520 milionë euro vetëm në dy vite"/ Gazetari jep detaje për organizatën kriminale Çopja-Çela: Pse ka nuancat e një karteli

2026-11-19 21:58:53Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"520 milionë euro vetëm në dy vite"/ Gazetari jep

Gazetari Eni Ferhati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit", ka folur për organizatën e njohur si Çopja-Çela, për të cilën tha se ka patur tiparet e një karteli, për shkak të sasisë së madhe të kokainës së trafikuar, që kap shifrën e 520 milionë eurove në dy vite.

"Një nga organizatat kriminale, me bashkëdrejtues dy personazhe të skeduar edhe më herët, të paktën Franc Çopja. Personazhi tjetër Ervis Çela, deri dje jo shumë i njohur për publikin apo organet ligjzbatuese. Ka operuar jashtë Shqipërisë.

Nuk kanë futur drogë në Shqipëri, vinte nga Amerika Latine drejt vendeve europiane. SPAK thotë se ka arritur të dokumentojë dërgesa në Europë, portet kryesore, Hamburgu, Roterdami, Anversi, të mbi 60 ton kokainë, për një periudhë disa vjeçare.

Sipas Prokurorisë, bëhet fjalë për tonelata kokainë. Siguronin në vendet e burimit të kokainës. Ervis Çela ka qëndruar në Paraguaj.

Në komunikimet që kemi publikuar, pasi u keqinterpretua pak në Parlament, por i referohet rryshfeteve në Paraguaj, këtu u referua sikur bëhej fjalë për korruptim në sistemin shqiptar.

SPAK thotë se nga gjithë ky aktivitet, tonelata kokainë, Çopjat kanë gjeneruar për dy vite 520 milionë euro.

Vetëm nëpërmjet Hawala, vetëm nga një pikë këmbimi valuator, janë qarkulluar 32 milionë euro, para që kanë shkuar në Dubai, Stamboll, Romë, etj.

Po ashtu, nga kjo dosje vetëm në një rast organizata ka arritur të trafikojë 12 ton kokainë nga Amerika Latine në Belgjikë, ku vetëm vlera e kësaj sasie, që grupi kriminal sipas fotove ka trafikuar, arrin rreth 300 milionë euro. Por ky grup ka vepruar për disa vite, kështu që shifra ndoshta mund të ishte edhe më e madhe.

Kam publikuar, keni pas jush edhe lingotat e arit, që ka blerë, tentonte si do të menaxhoheshin paratë cash. Vijojnë hetimet pasurore, nuk dihet a do të gjenden pasuri të fshehura.  Dalja e lajmit për zbërthimin e aplikacioneve të enkriptuara, i dha kohë organizatave për fshehjen e pasurive, kryesisht paratë cash.

Është organizatë kriminale, që ka edhe nuanca karteli. Ne nuk kemi kartele, por kjo organizatë ka nuanca të kartelit të drogës, lidhur me sasinë e madhe të kokainës. Por i mungojnë komponentët e tjerë.

Fakti që kanë bashkëpunuar me persona të kërkuar nga DEA, kanë ngritur alarmin edhe te autoritetet amerikane.  Gjithë këto element kanë tërhequr edhe vëmendjen e DEA.

SPAK ka arritur të identifikojë edhe një portofol kriptomonedhash, janë bllokuar 10 milionë dollarë, por kjo do kapacitete teknike për të gjurmuar.

"One of the ways to hide large sums of money could have been this alternative. But also the gold bars that were returned and it was easier to hide," Ferhati said, among other things.


Video