Si po fabrikohet thashethemi nga Belinda Balluku për “fletëthirr...
19 October, 16:19Fokus
Biznesmeni i ndërtimit, Pandeli Carapuli, është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar lidhur me arsyen e paraqitjes së tij në Prokurorinë e Posaçme apo nëse ai është thirrur për t’u marrë në pyetje në kuadër të hetimit ndaj dosjes "Balluku".
Kjo nuk është hera e parë që Carapuli kapërcen derën e SPAK, pasi ai është duke u hetuar për një vilë, që dyshohet se i ka dhuruar ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, në kompleksin e vilave "White Rocks" në Gjilekë, Dhërmi.