“Zonat e mbrojtura”, 12 deputetë të PS-së kërkojnë t’i kthejnë në një vend investimesh për ndërtim

24 November 2023, 13:03Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Zonat e mbrojtura”, 12 deputetë të PS-së
Pamje nga Liqeni i Shkodrës, i shpallur si një nga zonat e mbrojtura në Shqipëri/ Partia Socialiste/ Deputetët Florenca Spaho dhe Klodiana Spahiu

12 deputetë të Partisë Socialiste kërkojnë ndryshimin e ligjit “Për zonat e mbrojtura”, me qëllim hapjen rrugë investimeve në ato territore, që aktualisht janë të ndaluara.

Përmes një projektligji të depozituar në Kuvend, deputetët e argumentojnë nevojën e ndryshimit të ligjit me pengesat e krijuara në terren për të zhvilluar projekte brenda zonave që gëzojnë status mbrojtjeje, që ligji aktual e ndalon për shkak të dëmeve të pakthyeshme që sjellin në mjedis.

“Zonat e mbrojtura”, 12 deputetë të PS-së

Drafti kërkon ndryshime edhe për “Parqet Kombëtare”, që janë ndër zonat me kategorinë më të lartë të mbrojtjes, duke kërkuar të bëhen përjashtime në rastet kur Këshilli Kombëtar i Territorit, ministria përgjegjëse apo bashkitë përkatëse evidentojnë se investimi është i një niveli të rëndësisë kombëtare, por që gjithsesi duhet të respektojë kriteret e mbrojtjes.

Sipas relacionit shoqërues, projektligji ka si qëllim rregullimin e disa problematikave që vijnë si pasojë e zbatimit të ligjit aktual në terren. Gjithashtu, sipas deputetëve ligji aktual nuk zgjidh ngërçe që ekzistojnë në realitet, si mbivendosja e “Zonave me Përparësi Zhvillimi” me “Zonat e Mbrojtura”.

“Zonat e mbrojtura”, 12 deputetë të PS-së

Kjo nuk është hera e parë, që synohet t’i hapet rrugë investimeve brenda zonave të mbrojtura. Në janar të vitit 2022, qeveria miratoi hartat e reja që frazmentarizonin këto territore, pas një procesi që është kundërshtuar ashpër nga organizatat e shoqërisë civile që operojnë në fushën e mjedisit.

Tashmë kjo çështje është depozituar edhe në gjykatë, teksa organizatat kanë argumentuar se “vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë, duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain, Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.



Video