Rritet benzina, ulet nafta/ Bordi i "Çetit" ndryshon sërish çmimet e karburanteve

26 May 2023, 16:22Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rritet benzina, ulet nafta/ Bordi i "Çetit" ndryshon
Biznesmeni Shefqet Kastrati

Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese vendosi se është antikushtetues, Bordi i Karburanteve duket se nuk do e marrë parasysh atë vendim. Anëtarët e bordit janë mbledhur sërish ditën e sotme dhe kanë ndryshuar çmimet e karburanteve.

Çmimi i naftës është ulur me 3 lekë, pasi do të tregtohet me 176 lekë/litri me pakicë, nga 179 lekë/litri që ishte caktuar më parë. Ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 164 lekë/litër lekë/litër.

Ndërsa çmimi i benzinës është rritur me 1 lekë, pasi do të tregtohet me 179 lekë/litri me pakicë, nga 178 lekë/litri që ishte caktuar më parë. Ndërsa i shitjes me shumicë do të jetë 167 lekë/litër.

Çmimi i gazit ka mbetur i pandryshuar pasi do të vazhdojë të tregtohet me 63 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 51 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i naftës për peshkim është ulur me 3 lekë pasi është caktuar që të jetë 82 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi ditën e sotme, datë 26 Maj, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.


Video