
Në rubrikën sy m’sy ku Rama i përgjigjet qytetarëve pranoi rritjet e çmimeve.
"Natyrisht ekonomia nuk është mjaftueshëm mirë, e njerëzit janë të prirur të kërkojnë më shumë. Jam i vetëdijshëm se duhet bërë më shumë për të zbutur rritjen e çmimeve, në disa raste jashtë logjikës, por ama shifrat flasin vetë. Nëse kur ne morën detyrën ishin 100 mijë kompani aktive sot janë 250 mijë.Një shifër jashtëzakonisht domethënëse, ashtu sikundër një tjetër shifër e rëndësishme, sot kemi 57% të të punësuarve me 0 taksë, 36% janë me taksë nga 4-10%, për t’u dhënë mundësi njerëzve të kenë më shumë në xhep. Gati 10% e të punësuarve e kanë pagën mbi 10%. Me këtë sistem që ne futëm, u kemi lënë njerëzve në xhep 145 milionë euro në vit. Janë 1.4 mld euro në 10 vite, që ua kemi hequr buxhetit të shtetit dhe ua kemi lënë qytetarëve.
I vetmi sistem në rajon ku biznesi i vogël paguan 0 taksë.
Kemi filluar me prodhim të përgjithshëm kombëtar më pak se 10 miliard, sot jemi afro 25 miliard. Këto janë fakte", tha Rama.