Prestigjiozja gjermane Deutsche Welle i ka kushtuar një analizë të veçantë zhvillimit më të fundit në sektorin bankar shqiptar, duke vënë në fokus Jet Bank si bankën e parë 100% digjitale në vend dhe në Ballkanin Perëndimor.
E themeluar nga CEO Fatbardha Rino, Jet Bank operon pa degë fizike, duke sjellë një model të ri shërbimi tërësisht online, të ndërtuar mbi nevojat e reja të klientëve dhe zhvillimet teknologjike. Në analizën e saj, Deutsche Welle e cilëson Rino-n si një pioniere në këtë transformim, duke theksuar rolin e saj në ndërtimin nga e para të një banke plotësisht digjitale në rajon.
Megjithatë, vetë Rino e trajton këtë vlerësim me modesti, duke reflektuar një qasje moderne dhe vizionare ndaj lidershipit:
“Në përgjithësi prirem të jem e qasjes se nuk ka rëndësi nëse unë jam një grua apo një burrë në krye të Jet Bank, por të jem ajo, të cilën eksperienca e ka sjellë deri këtu. Jam besimplotë se ajo që arrin të shohësh kur menaxhon shumë njerëz, varet shumë nga personaliteti dhe eksperiencat që ke kaluar ndër vite.” – theksoi ajo.
Analiza e Deutsche Welle thekson se kjo risi nuk është një përshtatje që paraprin nevojave të klientit, një qasje proaktive që i përgjigJet transformimit të shoqërisë dhe ekonomisë digjitale. Modeli i Jet Bank përfaqëson një ndryshim paradigme në mënyrën sesi konceptohet bankingu, duke kaluar nga struktura tradicionale me prani fizike drejt një eksperience tërësisht të digjitalizuar, të orientuar nga përdoruesi. Ky zhvillim shihet si një tregues i qartë i drejtimit që po merr sektori financiar në rajon, ku inovacioni dhe teknologjia po bëhen faktorët kryesorë të konkurrencës dhe besimit të klientëve.
“Tashmë ne shohim një momentum shumë të mirë për sistemin bankar, sepse aktualisht falë teknologjisë janë duke ndodhur shumë ndryshime. Po ndryshon po aq edhe mënyra sesi njerëzit po reagojnë ose po e kanalizojnë pritshmërinë e tyre nga sistemi bankar.” – u shpreh Rino.
Me këtë model inovativ, Jet Bank po pozicionohet si një aktor kyç në transformimin e sektorit financiar në Shqipëri dhe më gjerë në Ballkanin Perëndimor. Ky investim vjen në një moment kyç për Shqipërinë, që me synimin për anëtarësim në BE në vitin 2030, po përshpejton reformat e sektorit financiar, në ndihmë të ekonomisë dhe transparencës në vend.