
Vitet ndryshojnë, por nevoja për të qenë pranë dhe për tëndarë çdo moment me njerëzit tanë të dashur mbetet e njëjtë.
Dëshira për të shpërndarë gëzimin, për të uruar, për të parë një fytyrë të njohur në ekran dhe për t’u ndierafër, edhe kur kilometrat na ndajnë, është kthyer në njëtraditë të festës së ndërrimit të viteve.
Edhe këtë Vit të Ri, teknologjia ishte ura kryesore që i lidhishqiptarët. Sipas të dhënave të One Albania, të ndaranë orët e para të vitit 2026, përdorimi i internetit gjatënatës së ndërrimit të viteve u rrit me 48% në krahasim me një ditë të zakonshme.
Thirrjet me video, mesazhet, rrjetetsociale dhe urimet e dërguara në mesnatë sollën një rritjetë konsiderueshme të trafikut të të dhënave. Veçanërisht, përdorimi i rrjetit 5G, risia teknologjike e vitit 2025, kontribuoi në afro 15% të trafikut total.
Edhe komunikimi zanor mbeti i rëndësishëm gjatë 31 dhjetori, me mijëra telefonata të kryera para dhe pas mesnatës.
Krahasuar me një ditë të zakonshme në muajindhjetor, rrjeti i One Albania menaxhoi një rritje prej 70% nëtrafikun zanor në orët e pikut.
Urimet e mesnatës i bënëplot 1.32 milionë përdorues, me nje rritje prej 15,000 klientesh të rinj të rrjetit One Albania në krahasim me vitine kaluar.
Gjatë ndërrimit të viteve, One Albania u shërbeu gjithashtutë huajve, turistëve dhe emigrantëve që vizituanShqipërinë për festat.
Numri i vizitorëve që përdorënshërbimet roaming në rrjetin e One Albania, kulmoinë 167,000 vizitorë nga 94,000 që numëroheshin parafillimit te sezonit të festave të fundvitit, me një rritje prej78%.
Rrjeti përballoi me sukses këtë ngarkesë të shtuar, duke garantuar një përvojë të qëndrueshme për të gjithëpërdoruesit.
Drejtori i Përgjithshëm për Teknologjinë i One Albania, z.Ilir Duka shprehet entuziast për performancën e rrjetit dhe për besimin e vazhdueshëm të klientëve tanë, duke falenderuar fillimisht ekipin teknik, të cilët qëndruannë gatishmëri dhe lartësinë e punës, teksa të gjithëfestonin.
“I gjithë ekipi tregoi përkushtim dhe profesionalizëm tëlartë gjatë këtyre ditëve. Ne garantuam një përvojëkomunikimi shumë cilësore, të qëndrueshme dhe pa ndërprerje për përdoruesit tanë. Vetë shifrat flasin mëqartë se çdo fjalë, për besimin e vazhdueshëm tëabonentëve tanë. Kjo na motivon të ecim përpara me vendosmëri në misionin tonë: të ofrojmë shërbimeteknologjike të nivelit më të lartë dhe të mbetemigjithmonë të fokusuar te nevojat reale të abonentëvetanë”, shprehet z.Duka.
Këto rezultate janë fryt i investimeve të vazhdueshme tëOne Albania në infrastrukturë. Gjatë vitit që shkoi, lideri itelekomunikacionit zgjeroi ndjeshëm rrjetin me fibër optike,duke rritur kapacitetin dhe stabilitetin e internetit në tëgjithë vendin, ndërsa shërbimi 5G ka sjellë një nivel të rishpejtësie dhe performance.