
Një gabim që në pamje të parë mund të duket formal, po ngre shumë pikëpyetje mbi seriozitetin dhe kujdesin me të cilin hartohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Në vendimin nr. 34, datë 17 mars 2026, Gjykata Kushtetuese shqyrton një çështje të ngritur nga Raiffeisen Bank. Në fillim të vendimit, banka identifikohet saktë si “Raiffeisen Bank” sh.a. Por vetëm pak rreshta më poshtë, në të njëjtin dokument, e njëjta bankë quhet papritur “Raiffeisen Bank” sh.p.k.
Ky nuk është një gabim pa rëndësi. Në botën juridike dhe tregtare, ndryshimi mes “sh.a.” dhe “sh.p.k.” nuk është aspak detaj teknik. Janë dy forma krejt të ndryshme shoqërish, me strukturë, kapital dhe përgjegjësi të ndryshme ligjore.
Dhe ky gabim nuk ndodh në një shkresë të zakonshme, por në vetë vendimin e institucionit më të lartë kushtetues në vend.
Vendimi është firmosur nga tetë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, është kaluar në filtrat administrativ? dhe juridik? të institucionit, por përsëri askush nuk ka vënë re që një bankë tregtare po “transformohej” nga sh.a. në sh.p.k. brenda të njëjtit tekst.
Vetë çështja kishte lidhje me standardin e arsyetimit të vendimeve gjyqësore dhe me të drejtën për një proces të rregullt ligjor. Ndërkohë, në një vendim të kësaj natyre, vet? Gjykata Kushtetuese prodhon një konfuzion elementar mbi identitetin juridik të palës kërkuese.
Në Shqipëri një bankë mund të ndryshojë formë juridike “brenda dy paragrafëve” të një vendimi kushtetues.
Por ajo që duhet të na shqetësojë të gjithëve është fakti se, nëse Gjykata Kushtetuese nuk arrin të mbajë të saktë as formën juridike të një pale në proces, sa besim mund të ketë publiku te kujdesi me të cilin analizohen çështjet shumë më të ndërlikuara që lidhen me të drejtat kushtetuese të qytetarëve? (KontrasT.al)
