Lufta, Ukraina ka shitur mbi 12 mld dollarë ar

17 July 2022, 21:17Biznes SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Lufta, Ukraina ka shitur mbi 12 mld dollarë ar

Banka qendrore e Ukrainës njoftoi se ka shitur 12.4 miliardë dollarë rezerva ari që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt.

"Ne po e shesim (këtë ar) në mënyrë që importuesit tanë të jenë në gjendje të blejnë mallrat e nevojshme për vendin", tha zëvendësguvernatorja Kateryna Rozhkova për televizionin kombëtar.

Ajo tha se ari nuk po shitej për të mbështetur monedhën vendase, por për të përballuar kostot e luftës.

Dy ditët e fundit janë ashpërsuar bombardimet ruse edhe në brendësi të territorit të Ukrainës, jo vetëm në frontin lindor.

Ndërkohë, Ukraina ka njoftuar se ka gati një forcë prej 1 mln ushtarësh të pajisur me armatime perëndimore për të ndërmarrë një kundërofensive në territoret e pushtuara nga Rusia.


Video